Në një intervistë ne Sky Sport , Carlo Ancelotti bëri me dije se dëshiron të jetë më i suksesshëm se Pep Guardiola te Bayern Munich.
“Bayern luajti një sezon të madh, por ka akoma punë për përmirësim sezonin e ardhshëm . Unë kam shumë punë për të bërë”, tha ai.
Kjo do të jetë interesante për të parë se çfarë ndryshime taktike Carlo Ancelotti dëshiron të sjellë në Munih , por trajneri ka thënë se nuk e parashikon veten duke bërë ndryshime të mëdha nga ajo që ka bërë Guardiola, trasnmeton Telegrafi.
“Dua të sjell filozofi dhe metodat e mia në skuadër , por nuk do të ndryshojë shumë, sepse është një ekip fantastik . Jam shumë i lumtur me skuadrën”.
Ancelotti do të merr drejtimin e skuadrës bavareze pas evropianit të futbollit France 2016, ndërsa Pep Guardiola do të drejtojë Manchester Cityn. /Telegrafi/