Site icon Telegrafi

Ancelotti jep sinjale të largimit prej Bayernit

Carlo Ancelotti konsiderohet si trajner i trofeve në shumë liga evropiane duke përfshirë Anglinë, Francën, Spanjën e së fundi në Gjermani.

Por, trajnerin italian duket se ka mall për vendlindjen, aty ku edhe nisi epoka e ndritur e strategut.

Në një intervistë për “Sky Calcio”, trajneri italian ka rrëfyer se do të rikthehet të drejtojë në Serinë A, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqen shumë që të drejtoj një ekip italian, më ka marrë malli, por duke parë e duke bërë. Për momentin, objektivi im është të bëj një paraqitje të mirë në fushë me skuadrën e Bayern, ashtu si sezonin e kaluar”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Theksojmë se ky i fundit sezonin që lëmë pas triumfoi në Bundesliga, ku u shpall kampion me Bayern Munichun. /Telegrafi/

Exit mobile version