Telegrafi

Ancelotti ia prezanton botës ‘Pirlon e ardhshëm’ (Foto/Video)

Atletico Madrid është kundërshtari i radhës i Bayern Munich, ndërsa Carlo Ancelotti ka folur për këtë ndeshje duke e prezantuar Andrea Pirlon e ardhshëm.

15 vite më parë trajneri italian e kishte kthyer Pirlon si ‘playmaker’, ndërsa thotë se Thiago Alcantara është rrugës së tij.

Bayerni luan me Xabi Alonson para mbrojtjes duke i besuar eksperiencës së spanjollit, por kjo mund të ndryshojë me kohë.

Lexo po ashtu Klubet që vetëm kanë fituar deri më tani (Foto)

Në ndeshje me Hamburg, Thiago tregoi aftësi për të mbajtur tempin e lojës duke luajtur në atë pozitë, transmeton Telegrafi.

Ancelotti beson se ai ka karakteristikat e Pirlos, por duhet të ketë më shumë disiplinë dhe vetëkontroll, pasi ai niset shpesh në sulm sepse ka teknikë të jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu Pesë klubet me më së shumti pasime në natën e parë të LK-së

“Ai mund të bëjë gjithçka me topin në këmbët e tij”, ka thënë Ancelotti.

Pirlos iu desh një sezon për tu përshtatur me këtë rol në atë kohë, ndërsa tani mbahet mend si njëri prej më të mirëve në rolin e tij.  Thaigo mund të gradohet në këtë pozitë që sot. /Telegrafi/