Trajneri i ardhshëm i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, është duke kërkuar që ta transferojë bashkëkombësin e tij Mattia de Sciglio, tek ekipi i tij i ri.
Sipas Corriere dello Sport, bavarezët janë të interesuar për Mattia de Sciglion e Milanit. Djaloshi 23-vjeçar është një mbrojtës i djathtë dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Philipp Lahm.
De Scilio nuk e hedh poshtë një largim nga Milani. Lojtari, i cili ka kryer 22 paraqitje me përfaqësuesen italiane, ka një kontratë deri në vitin 2018 me ekipin e tij aktual.
Skuadra gjermane duhet të përballet edhe me konkurrencën e Juventus, të cilët thuhet të jenë shumë të interesuar për mbrojtësin.