Carlo Ancelotti ndjen se Bayern Munich meritoi fitoren ndaj Werder Bremenit, por pranoi se ndeshja ka qenë një nga testet më të vështira të tyre këtë sezon.
Bayerni ‘luftoi’ për një fitore 2-1 në udhëtim të shtunën, me golat e shënuar nga Arjen Robben dhe David Alaba nga gjuajta e lirë, para se Max Kruse të shënoj me fillim të pjesës së dytë.
Kampionët gjerman kanë fituar tashmë shtatë ndeshje radhazi në Bundesligë dhe mbetet tre pikë para RB Leipzig në krye të tabelës, dhe Ancelotti ndihet i kënaqur për këtë fitore të marrë nga një provim i vështirë.
“Ishte ndeshje e vështirë, por e kemi merituar fitoren. Ne patëm disa probleme pas golit nga [Bremen]”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Werder luajti shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, por gjithmonë ka vështirësi gjatë një sezoni”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Telegrafi/