Evertoni thuhet se se ka lëvizur një hap para për emërimin e ish-trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, si menaxherin e tyre të ri.
Sipas mediumit britanik BBC Sport, 60-vjeçari ka zhvilluar “diskutime sy më sy” me pronarin e Evertonit, Farhad Moshiri, këtë javë dhe klubi shpreson të përfundojë një marrëveshje para ditës së shtunë.
Sidoqoftë, pavarësisht nëse dikush ka dyshime, Duncan Ferguson pritet të mbetet si trajner kujdestar kundër Arsenalit në Ligën Premier këtë fundjavë.
Mediumi i njohur gjithashtu shton se Moshiri i ka premtuar Ancelottit një marrëveshje fitimprurëse dhe “fonde të konsiderueshme” për të rindërtuar skuadrën e Evertonit, e cila gjendet në vendin e 16-të në tabelë.
Toffees aktualisht janë tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, por treguan përmirësime nën drejtimin e Fergusonit, ish-sulmuesit të tyre. /Telegrafi/