Site icon Telegrafi

Ancelotti: Besoj se drejtimi i Italisë do të vijë më herët se sa është menduar

MUNICH, GERMANY - JULY 31: Head coach Carlo Ancelotti of FC Bayern Muenchen attends the Audi Cup 2017 Press Conference at Westin Grand Hotel on July 31, 2017 in Munich, Germany. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images For AUDI)

Carlo Ancelotti ka thënë se ka gjasa që ta marr Italinë më herët se sa është menduar.

Trajneri italian që paguhet ende nga Bayern Munich, ka thënë se duhet të shikohet puna e Luigi di Biagios.

“Marrja e drejtimit të Italisë nuk është një gjë e largët, edhe pse për të gjithë ne është ende herët për të marrë vendimin përfundimtar”.

“Duhet të bëhet vlerësimi për punën e Di Biagios”.

Trajneri i njohur ka thënë ka biseda me zëvendëspresidentin e Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Alessandro Costacurta.

“Kam komunikuar vazhdimisht me Costacurtan edhe përpara sesa ai të bëhej zëvendëspresidenti i FIGC-së”.

“E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, mendoj se ai i duhet përfaqësueses, ndërsa unë jam ende zyrtarisht nën kontratë me Bayern Munchen”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version