Trajneri italian, Carlo Ancelotti është i bindur se Bayern Munich është gati për ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.
Gjiganti baverez nuk është shfaqur në formën e tyre më të mirë gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri, por Ancelotti është besimplotë se skuadra e tij do të tregojë vlerat përballë skuadrës së Thomas Tuchel.
Bayerni nuk e fiton Superkupën e Gjermanisë që prej vitit 2012 dhe do të provojë ta bëjë diçka të tillë në debutimin e Carlo Ancelottit në një ndeshje zyrtare me skuadrën bavareze.
“Ndaj Dortmundit do të jetë ndeshja jonë e parë në sezonin e ri dhe jemi të gjithë gati për këtë sfidë. Do të jetë e vështirë por kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duam të fitojmë. Luhet për trofeun e parë të sezonit. Duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Ancelotti.
“Nuk do të jetë e lehtë sepse përballë kemi Borussia Dortmundin, një skuadër të fortë që do të na e bëjë jetën të vështirë. Gjithsesi unë jam besimplotë se në këtë ndeshje do të fitojë shpirti ynë luftarak”, përfundoi trajneri italian.
Mungesat e Bayernit në këtë sfidë do të jenë ato të Arjen Robben, Renato Sanchez, Jerome Boateng dhe Holger Badstuber. /Telegrafi/