Carlo Ancelotti raportohet se ka arritur marrëveshje me Napolin për të ndërprerë kontratën e tij, duke i hapur rrugën një transferimi në Everton.
Sipas Sky Sports, Ancelotti tani është i lirë të marrë drejtimin e Evertonit pasi ekipi i tij juridik arriti marrëveshje me Napolin.
60-vjeçari u shkarkua në fillim të këtij muaji, por kontrata e tij në San Paolo ishte aktive për shkak të përfundimit të saj deri në qershor 2021.
Carletto tashmë ka punuar në Angli, duke e udhëhequr Chelsean në edicionin 2009-10.
Sidoqoftë, ai do të ketë punën me klubin nga Merseyside, pasi Everton është në vend të 16 në Ligën Premier. /Telegrafi/