Manchester United dhe Atletico Madridi do ta zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar 1-1, derisa sonte e dyta që fillon në ora 21:00, do të luhet në Old Trafford.
Për këtë duel, Djajtë e Kuq do të jenë pa Tom Heaton që është i lënduar, derisa në dyshime është Luke Shaw.
Los Cholchoneros do të kenë më shumë mungesa si, Matheus Cunha, Geoffrey Kondogbia, Sime Vrsajlko, Daniel Wass, Thomas Lemar dhe Mario Hermoso që janë të lënduar, derisa Yannick Carrasco ka karton të kuq.
Analizë
Manchester United
Ralf Rangnick ka konfurmiar se Bruno Fernandez dhe Scott McTominay janë të gatshëm për të luajtur, ndërsa Shaw mbetet në dyshime.
Diogo Dalot pritet të luajë në krahun e djathtë, derisa Victor Lindelof që kishte startuar në ndeshjen e parë, pritet të jetë në bankinë.
Harry Maguire që shënoi auto-gol në takimin ndaj Tottenhamit, mund të mos startojë e që do të ishte një befasi.
🔴 United!
⚪️ United!
⚫️ United!#MUFC | #UCL— Manchester United (@ManUtd) March 15, 2022
Atletico Madrid
Angel Correa është rikthyer në kondicionin e tij të plotë dhe pritet të luajë, ndërsa Diego Simeone ka gjashtë lojtarë të lënduar.
Simeone mund të luajë në skemën 3-5-2, pasi e testoi këtë në ndeshjen ndaj Cadizit, por do të shihet se kush starton në sulm.
⬜🟥⬜
🟥⬜🟥
🟥🟥🟥
🟥⬜🟥
🟥⬜🟥🟥🟥🟥
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜🟥⬜⬜
🟥⬜⬜
🟥⬜⬜
🟥⬜⬜
🟥🟥🟥🟥🟥🟥
🟥⬜⬜
🟥🟥⬜
🟥⬜⬜
🟥🟥🟥🟥🟥🟥
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜🟥🟥🟥
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
⬜🟥⬜
🟥🟥🟥 pic.twitter.com/YltXmmfUfg— Atlético de Madrid (@Atleti) March 15, 2022
Statistika
Janë shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e fundit të Manchester United në Ligën e Kampionëve,
Skuadra angleze është e pamposhtur në gjashtë takimet e fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.
Parashikim
Pritet që edhe ky takim të përfundojë me barazim, ndërsa fituesi mund të përcaktohet në vazhdime ose përmes penalltive.
Formacionet e mundshme
Manchester United: De Gea, Dalot, Varane, Maguire, Shaw, Pogba, McTominay, Fernandes, Rashford, Sancho, Ronaldo.
Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Felipe, Savic, Lodi, Paul, Koke, Herrera, Llorente, Griezmann, Correa. /Telegrafi/