Manchester City do të përballet me Atletico Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Etihad Stadium”, me dy skuadrat që duan të nxjerrin rezultat pozitiv para takimit të dytë dhe vendimtar.
Për këtë duel, Citizens nuk mund të llogarisin në Ruben Dias dhe Cole Palmer, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Los Cholchonervos do të jenë pa Hector Herreran dhe Jose Gimenez, që janë po ashtu të lënduar.
Analizë
Manchester City
Ruben Dias dhe Cole Palmer janë munguesat e vetëm të konfirmuar nga Manchester City për pritjen e Atletico Madridit.
Kyle Walker është i disponueshëm pasi ishte i pezulluar dhe ai mund të luajë si mbrojtës i djathtë në mesjavë.
Në anën tjetër, Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez janë të vendosur të kthehen në formacionin fillestar për këtë takim.
#UCL nights! ✨#ManCity pic.twitter.com/ql1olT7w0Y
— Manchester City (@ManCity) April 5, 2022
Atletico Madrid
Skuadra spanjolle ka konfirmuar se Jose Gimenez nuk do të udhëtojë në Mançester pasi u lëndua në fundjavë.
Mario Hermoso kishte dyshime për t’u përballur me Alaves, por përfundoi në stol. Ai përballet me konkurrencën nga Felipe për të zëvendësuar Gimenez.
Yannick Carrasco është rikthyer pas një kartoni të kuq dhe do të luajë që në fillim kundër Cityt.
Diego Simeone ka dyshime për Luis Suarez dhe Antoine Griezmann se cili duhet të jetë partneri i Joao Felix në sulm.
Parashikim
City parashikohet ta fitojë këtë duel me vetëm një gol dallim.
Formacionet e mundshme
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Grealish, Foden.
Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Felipe, Savic, Vrsaljko, Carrasco, Koke, Kondogbia, Llorente, Suarez, Felix. /Telegrafi/