Anglia dhe Gjermania do të takohen sot (e marte) në 1/8 e finales së Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Wembley’ në Londër, derisa fituesi do të takohet me fituesin e takimit tjetër mes Suedisë dhe Ukrainës që luhet po ashtu sot nga ora 21:00.
Për këtë sfidë, Tre Luanët do të kenë mungesën e Dean Henderson që është i lënduar, derisa në dyshime mbeten Ben Chilwell dhe Mason Mount që janë në vetëizolim.
Në anën tjetër, Gjermania do të ketë mungesën e Lukas Klostermann, derisa në dyshime mbetet Jonas Hofmann.
Analizë
Anglia
Ben Chilwell dhe Mason Mount kanë qëndruar për dhjetë ditë në izolim shkaku i kontaktit me Billy Gilmour në përballjen me Skocinë në kuadër të fazës së grupeve, mirëpo nuk dihet nëse do të luajnë në këtë takim të sotëm.
Edhe pse nuk ka luajtur rregullisht, Southgate ka thënë se ai e mendon seriozisht të luajë me skemën e tre mbrojtësve mbrapa në takimin kundër Gjermanisë.
Kyle Walker do të ishte në treshen mbrojtëse, derisa Reece James dhe Luke Shaë do të luftonin për një vend në krah të mesfushës.
Një mbrojtje me tre lojtarë, do të ishte lajm i keq për Jack Grealish, pasi para tij mund të startojnë Phil Foden ose Bukayo Saka, derisa Harry Kane dhe Raheem Sterling shihen si të paprekshëm.
Matchdays don’t get much bigger.
🆚 Germany
🏟 @wembleystadium
🏆 #EURO2020 Round of 16
🕔 5pm
📺 @BBCOne pic.twitter.com/Ade0st0BDV— England (@England) June 29, 2021
Gjermania
Edhe pse ishte në dyshime për takimin ndaj Hungarisë, Thomas Muller bëri paraqitje befasuese duke u inkuadruar nga banka rezervë.
Mats Hummels, Ilkay Gundogan dhe Serge Gnabry janë që të gjithë të gatshëm që të luajnë për këtë takim.
Jonas Hofmann dhe Lukas Klostermann janë që të dy në dyshime edhe pse nuk do të luanin nga fillimi.
Leon Goretzka po ashtu vështirë se mund të luajë si startues, mirëpo mund të inkuadrohet nga stoli.
ACHTELFINALE! 🔥
📰👉 https://t.co/sL9t2ozbsF#ENGGER #EURO2020 #DieMannschaft pic.twitter.com/XAkadM2uFl
— DFB-Team (@DFB_Team) June 29, 2021
Statistika
Anglia ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Gjermania ka shënuar së paku dy gola në dhjetë takimet e tyre të fundit nga 11-të në Kampionatin Evropian.
Anglia ka fituar pesë nga gjashtë takimet e fundit në Kampionatin Evropian.
Tre Luanët kanë një mesatare nën 2.5 gola në pesë nga gjashtë takimet e tyre të fundit ndaj Gjermanisë në të gjitha garat.
Gjermania ka shënuan mbi 2.5 gola në pesë nga gjashtë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Gjermania është e pamposhtur në pesë takimet e fundit si mysafir i Anglisë në të gjitha garat.
Parashikimi: Anglia dhe Gjermania pritet që në këtë takim në kohën e rregullt të ndahen baraz.
Formacioni i mundshëm i Anglisë:
Formacioni i mundshëm i Gjermanisë: