Borussia Dortmundi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt për takimin e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Takimi i parë përfundoi 2-1 në të mirë të Citizenz, derisa sonte zhvillohet ai i dyti nga ora 21:00 në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.
Për këtë sfidë, Dortmundi do të jetë pa, Axel Witsle, Dan-Axel Zagadou, Marcel Schmelzer, Youssoufa Moukoko dhe Jadon Sancho që janë të lënduar, derisa Mats Hummels është në dyshime.
Në anën tjetër, Pepe Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Aguero që po ashtu është i lënduar, derisa ka dilema për Aymeric Laporten.
Informata për të dyja skuadrat
Dortmundi do të jetë pa Witsel, Zafadou, Schmelzer, Moukoko dhe Sanchon. Marco Reus dhe Hummels ende nuk dihet nëse janë të gatshëm.
Ansgar Knauff ishte një titullar befasues nga takimi i parë, andaj mund të luajë sërish. Edin Terzic mund të bëjë vetëm një ndryshim nga formacioni i kaluar, me Thomas Meunier që mund të luajë si mbrojtës i djathtë.
🤜 S P I E L T A C H 🤛
Wir wollen ins Halbfinale!🆚 @ManCity
🏠 Heimspiel
🕘 21.00 Uhr
📱 #BVBMCI pic.twitter.com/EhRA83Jiog— Borussia Dortmund (@BVB) April 14, 2021
Në anën tjetër, Citizens e kanë konfirmuar se do të jenë pa Agueron në këtë takim, derisa pritet që Laporte të luajë.
Raheem Sterling nuk luajti në takimin e parë dhe mund të mbetet sërish jashtë formacionit. Gabriel Jesus dhe Ferran Torres janë dyshja që nuk pritet po ashtu të startojnë.
Statistika
Manchester City ka fituar tetë nga nëntë takimet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka fituar dy pjesët e takimit në gjashtë nga takimet e fundit. Janë shënuar rreth 2.5 gola për ndeshje nga gjashtë në shtatë gjithsej të luajtur nga Dortmundi.
City ka shënuar së paku dy gola në katër takimet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
.@Dsquared2 dressed us to impress in Dortmund #dsquared2 pic.twitter.com/xJzmuaMNMr
— Manchester City (@ManCity) April 13, 2021
Dortmundi ka pranuar së paku dy gola në tre takimet e tyre të fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.
Parashikimi: City shihet si favoritë edhe në këtë takim dhe mund të fitojë me vetëm një gol dallim.
Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Hitz, Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiroa, Bellingham, Can, Dahoud, Knauff, Haaland, Reus.
Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Walker, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Foden, Silva, Mahrez. /Telegrafi/