Telegrafi

Analizë, parashikim, formacionet e mundshme: PSG – Bayern Munich, takimi i dytë i zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Foto: TelegrafiSport/Instagram

Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Bayern Munichut për takimin e dytë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në ‘Allianz Arena’ i takoi skuadrës franceze, që triumfoi 3-2 ndaj Bavarezëve, ndërsa sonte do të luajnë nga ora 21:00 në stadiumin ‘Parc des Princes’.

PSG për këtë sfidë të madhe nuk mund të llogarisë në Marquinhos dhe Juan Bernat që janë të lënduar, derisa Keylor Navas, Mauro Icardi dhe Layvin Kurzaëa janë në dyshime.

Foto: WhoScored

Hansi Flick ka më shumë mungesa si, Douglas Costa, Corentin Tolisso, Robert Lewandowski, që janë të lënduar, Serge Gnabry i infektuar me coroanvirus, në dyshime janë Jerome Boateng, Kingsley Coman, Lucas Hernandez, Niklas Sule, Leon Goretzka dhe Marc Roca.

Lajme rreth ekipeve

Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë që të dy në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino, pasi ishin të infektuar me COVID-19.

Sidoqoftë, Navas nuk dihet nëse do të mund të jetë sonte në portë, për shkak të një lëndimi të pësuar në fundjavën që shkoi.

Icardi dhe Kurzawa janë po ashtu në dyshime, me Marquinhon dhe Bernat që mbesin jashtë, mirëpo në mesfushë pritet të luajnë Leandro Paredes ose Ander Herrera përkrah Idrissa Gueye.

Në anën tjetër, Flick mund të jetë pa dhjetë lojtarë kryesor në udhëtimin në Paris, me Douglas Costan, Tolisson, Lewandowskin dhe Gnabryn të konfirmuar si jashtë fushe.

Alphonso Davies është i pushuar dhe do të startojë në këtë takim, gjersa në qendër të mbrojtës në dyshime janë Boateng dhe Sule.

Martinez mund të startojë në qendër të mesfushës, me Rocan dhe Goretzka po ashtu në dyshime.

Statistika

Bayern ka shënuar të paktën 2 gola në 18 nga 20 ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).

Ka pasur mbi 2.5 gola të shënuar në 13 nga 16 ndeshjet e fundit të Bavarezëve (Ligën e Kampionëve).

PSG ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).

Parashikim

Ky takim parashikohet të përfundojë ë të mirë të nikoqirëve me dy gola dallim.

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas, Dagba, Pereira, Kipembe, Diallo, Gueye, Paredes, Marfa, Neymar, Draxler, Mbappe.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer, Davies, Alaba, Boateng, Pavard, Martinez, Kimmich, Coman, Muller, Sane, Choupo-Moting. /Telegrafi/

Foto: WhoScored