Telegrafi

Analiza vjetore

Askush te ne ende nuk ka bërë ndonjë analizë për përparësitë që ofron liria që sot e kemi e dje s’e kishim

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Analizën vjetore mund ta bëjë secili njeri në fund të vitit kalendarik, duke i shtruar vetes këto pyetje:

1. A e arrita qëllimin që ia dhashë vetes për këtë vit, si pjesë të qëllimit kryesor?

2. A ka qenë cilësia e shërbimeve më e mira e mundshme?

3. A ka qenë sjellja ime në çdo çast harmonike dhe bashkëpunuese?

4. A e kam përmirësuar karakterin tim?

5. A u jam përmbajtur planeve të mia deri në përmbushjen e tyre?

6. A ishin marrëdhëniet e mia me bashkëpunëtorët e punës të këndshme apo të pakëndshme?

7. A jam udhëhequr nga paragjykimet dhe a kam qenë tolerant në të gjitha situatat?

8. A kam qenë i pamatur në cilëndo sjellje time?

9. A ka qenë sjellja ime ndaj bashkëpunëtorëve e tillë që i shtyn të më respektojnë?

10. Si ta llogaris më mirë kohën time dhe si t’i ndryshoj shprehitë jo të mira për të qenë më i suksesshëm gjatë vitit të ardhshëm?

11. A isha fajtor për çdo veprim të cilin ndër-gjegjja ime nuk e miratoi?

12. A kam qenë i padrejtë ndaj ndokujt dhe nëse kam qenë, në ç’ mënyrë?

13. A ka qenë i kënaqur pacienti-klienti me shërbimet që i kam ofruar?

Askush te ne ende nuk ka bërë ndonjë analizë për përparësitë që ofron liria që sot e kemi e dje s’e kishim. Ne kurrë nuk e kemi krahasuar lirinë tonë të pakufizuar me lirinë e kufizuar të vendeve të tjera.

Në Kosovë, tash e kemi:

– lirinë e mendimit
– lirinë e fesë
– lirinë politike
– lirinë e zgjedhjes së punës dhe të gëzimit
– lirinë e arsimimit
– lirinë e zgjedhjes së profesionit ose të drejtimit
– lirinë e posedimit të pronës
– lirinë martesore.

/Telegrafi/