Gary Lineker premtoi se do ta udhëhiqte emisionin “Match of the Day” në të brendshme nëse Leicester City do të shpallej kampion i Ligës Premier.
Pasi “Dhelprat” fituan titullin, fansat në Angli kanë aktualizuar temën e premtimit të Linekerit.
Në një intervistë për BBC-në, Lineker ka thënë se nuk është penduar për premtimin e dhënë dhe se atë do ta realizojë që në ditën e parë të edicionit të ri.
Mbetet të shihet nëse deri në shtator do të qëndrojë prapa fjalës së dhënë dhe do të shfaqet në televizion me të brendshme.