Telegrafi

Analisti ushtarak serb, Radiq: Serbia e ka ngritur gatishmërinë luftarake edhe më parë, ajo u bë për propagandë

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiq ka deklaruar se Serbia si sot e ka ngritur “shumë herë” më parë gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe se, siç ka vlerësuar ai, ajo gjithmonë ka kaluar “në propagandë mediatike”.

Radiq mendon se rritja e sotme e gatishmërisë luftarake është “e planifikuar saktësisht”, raporton N1.

“Nuk më bën shumë përshtypje. Prania e një numri të madh autobusësh nga Kosova në rrugët e Beogradit përkon me paraqitjen e mjeteve luftarake shqiptare në veri të Kosovës”, tha ai.

Një situatë të tillë, Radiq e vlerësoi në kuadër të takimit të Partisë Progresive Serbe, sot në orën 19:00 në qendër të Beogradit, ku morën pjesë shumë serbë nga Kosova.

“Mendoj se autoritetet tona janë ato që kanë pasur nevojë për këtë situatë dhe kanë krijuar një atmosferë në të cilën do të kenë një mesazh të qartë për kundër tubimin sot se janë patriotë autentikë”, tha ai.

Sipas tij, është një mekanizëm i llogaritur për të krijuar një situatë “ne ose ata”.

Ai tha se Serbia “shumë herë deri më tani ka pasur një situatë në të cilën është ngritur gatishmëria luftarake” e ushtrisë dhe se, siç ka vlerësuar ai, ajo gjithmonë është kthyer në çështje propagandistike mediatike.

“Dhe çdo herë, në fakt, autoritetet shqiptare kishin disa fitime të reja dhe politikanët që na udhëheqin kishin mesazhe përmes propagandës mediatike të hartografisë për hir të promovimit të tyre dhe se ata janë patriotë të mëdhenj”, tha ai.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14:00 lëshoi një urdhër për ushtrinë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë. /Telegrafi/