Site icon Telegrafi

Analistët: Përqindjet e Sveçlës të ekzagjeruara, asnjë parti nuk mund të arrijë 30% të votave

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kanë komentuar parashikimet që Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes i ka bërë për votat që mund të marrin partitë në zgjedhje parlamentare.

Muhamet Hajrullahu ka thënë se shifrat që dha Sveçla janë të ekzagjeruara.

Sipas tij, është normale që Vetëvendosje të pretendojë t’i marrë 40% të votave por mendon se “AAK-ja do të marrë më shumë se 10% e jo aq sa kishte thënë zoti Sveçla”.

Astrit Gashi ka thënë se është shumë e vështirë që ndonjë parti të arrijë 30% të votave në zgjedhje parlamentare.

“Sipas mendimit tim nuk ka gjasa që ndonjë parti të arrijë 30% të votave e as të ketë një diferencë mes partisë së parë dhe të dytë më shumë se 2%”.

Lexo po ashtu Mushkolaj: Vetëvendosje gjatë fushatës do të jetë shumë më e ashpër ndaj LDK-së së që është momentalisht

Gashi ka thënë se për shkak të diferencave të ngushta, VV mund të dalë e para por sipas tij favorite për vend të parë është LDK-ja por gjasa kanë edhe AAK-PSD dhe PDK-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version