Site icon Telegrafi

Analistët e Google: Hakerët rusë u përpoqën të hyjnë në rrjetin e sigurisë së NATO-s

Hakerët rusë së fundmi u përpoqën të depërtojnë rrjetet e sigurisë së NATO-s dhe forcat e armatosura të vendeve të caktuara të Evropës Lindore, njoftoi sot Grupi analitik i Google për kërcënimet.

Në raport nuk përmenden se cilat ishin objektivat e sulmit, i cili cilësohet si tentativë për të vjedhur fjalëkalime, të dhëna nga emailet apo kanale të tjera komunikimi, por thuhet se sulmi është nisur nga grupi rus “Coldriver” ose “Callisto”, raporton Reuters.

“Sulme të tilla u kryen me ndihmën e llogarive të reja të Gmail dhe shkuan në llogaritë jo të Google, kështu që nuk dihet sa të suksesshme ishin ato”, thuhet në raport. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version