Poezi nga: Robert Burns
Përktheu: Alfred Kola[1]
Hiret e tua Ana, zjarrmin gjoksin tim,
E shpirtin me kujdes ma shprishin:
Por ah! pa fryt ky admirim.
Kur fati sjell dëshpërimin!
Prania jote, Hijeshi.
Shpresës mund t’i falet:
Ky dëshpërim është blasfemi,
Ndërsa Parajsa hapet.
Këngë, 1788
___________
[1] Bërnsi e përfshiu këtë poezi në letrën drejtuar zonjës Dunlop në shkurt 1788 (letra nr. 198) si “Lojë mendimesh” për të përshkruar Alexander Cunninghamin si “dashnor të dëshpëruar” që kishte çuar Bërnsin të takonte të dashurën e tij, Anën. Fill mbas takimit me Anën, Bërnsi shkroi vlerësimin e tij të shkurtër me një poezi “dashurie dhe dëshpërimi”. (poezia nr. 192).