Trajneri i Mançester Junajtid, Ruben Amorim, ka zbutur pritshmëritë për një përfundim në top katërshe në Ligën Premier këtë sezon, pavarësisht fitores bindëse 4-0 të ekipit të tij ndaj Evertonit të dielën.
Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee shkëlqyen në këtë duel me nga dy gola të shënuar për Djajtë e Kuq të cilët ndodhen në pozitën e nëntë me 19 pikë, katër më pak se Brighton që zë vendin e katërt.
Megjithatë, kur u pyet nëse një përfundim në top katërshe ishte një objektiv realist, Amorim u tregua i kujdesshëm.
“Nëse them jo, ju do të thoni se nuk mund të jem trajner i Manchester United, por dua të jem i sinqertë me tifozët tanë”, tha ai.
Trajneri portugez theksoi gjithashtu paparashikueshmërinë e futbollit, duke përmendur fitoren 3-2 të United ndaj Bodo/Glimt të enjten, të cilën ai mendoi se ekipi i tij e meritonte ta fitonte me një diferencë më të madhe.
Në mënyrë të ngjashme, ai besonte se Everton meritonte më shumë nga ndeshja e së dielës pavarësisht rezultatit 4-0.
Vëmendja e Amorimit tashmë është kthyer te sfida e radhës e United, përballja me Arsenalin. “Le të pushojmë, të rikuperojmë dhe të mendojmë për Arsenalin”, tha ai. /Telegrafi/