Site icon Telegrafi

Amorim e pranon se Man Utd duhet të përmirësohet në një aspekt

Ruben Amorim dëshiron të përmirësojë rutinën e goditjeve standarde në ndeshjet e Manchester United, veçanërisht pasi pa Arsenalin të shfrytëzojë atë për të shënuar dy herë.

Trajneri portugez ka treguar se ekipi i tij duhet të përmirësohet në ndërprerje apo goditje standarde, pasi po çalon në atë aspekt.

“Ne duam të përmirësojmë ndërprerjet”, ka thënë fillimisht Amorim në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Për ne, si staf, është një vend tjetër dhe ju mund të shihni se ju lejohet të bëni diçka më shumë këtu në grupe… ju duhet të përfitoni nga kjo”, përfundoi ai.

Djajtë e Kuq janë pa fitore në dy ndeshjet e fundit, duke humbur 2-0 nga Arsenali dhe duke humbur 3-2 nga Nottingham Forest. /Telegrafi/

Exit mobile version