Telegrafi

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen e Napolit ndaj Bragës në Ligën e Kampionëve.

Napoli e nisi edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve me fitore 2-1 në udhëtim te Braga.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për kampionin e Italisë që ‘humbi’ njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës.

Bëhet fjalë për kapitenin e Kosovës, liderin e mbrojtjes së tyre, Rrahmanin, i cili e lëshoi fushën i lënduar.

Rrahmani u detyrua të largohet në minutën e 13-të të ndeshjes pas një tendosje muskulore në kofshën e majtë.

Sipas mediumit Sky Sport, Rrahmani do ta humb së paku ndeshjen e ardhshme në fundjavë ndaj Bolognas në Serie A.

Në vend të prishtinasit në lojë u inkuadrua norvegjezi Leo Ostigard, i cili pritet ta zëvendësoj edhe në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/