Telegrafi

Amir Rrahmani paraqitet titullar për herë të parë këtë sezon për Napolin në Serie A

Amir Rrahmani (Foto: Napoli/Twitter)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do të luajë sot (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar për Napolin në Serie A.

Rrahmani u transferua në verë nga Hellas Verona te Napoli dhe pritej të ishte pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Gennaro Gattuso.

Megjithatë, qëndrimi i Kalidou Koulibalyt, një lëndim dhe infektimi me COVID-19 bënë që Rrahmani të ishte krejtësisht i pashfrytëzuar në pjesën vjeshtore të sezonit.

Por, tani me fillimin e vitit 2021, mbrojtësi prishtinas ka filluar t’i fitojë paraqitjet me skuadrën e Napolit.

Më 3 janar, në ndeshjen e parë të vitit, Rrahmani mori paraqitjen e parë si zëvendësues në fitoren 1-4 ndaj Cagliarit, ku luajti vetëm katër minuta.

Sot (e diel), Rrahmani do të jetë titullar për herë të parë në ndeshjen e javës së 17-të ndaj Udineses.

Formacionet zyrtare

Udinese: Musso; Becao, Bonifazi, Samir; Molina, De Paul, Arslan, Mandragora, Stryger-Larsen; Pereyra; Lasagna

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Rrahmani, Hysaj; Fabian Ruiz, Bakayoko; Lozano, Zielinski, L Insigne; Petagna

/Telegrafi/