Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me Kosovën pas dy javësh në karantinë do të jetë i gatshëm të kthehet në aksion për skuadrën e tij, Napolin.
Mbrojtësi ynë do të jetë në dispozicion të Gennaro Gattusos duke filluar nga ndeshja e kësaj të enjte në Ligën e Evropës ndaj AZ Alkmaar, pasi testi i fundit ka rezultuar negativ.
Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Amir Rrahmanit në ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës.
📌 | All Covid-19 tests carried out yesterday morning on the squad have come back negative
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/XgTifvbXwI
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) December 2, 2020
Duket e vështirë të ndodh kjo, pasi lojtari ka qenë në izolim për dy javë.
Mbrojtësi ynë ende nuk ka debutuar me skuadrën e njohur në këtë sezon as në Serie A e as në Evropë. /Telegrafi/