Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin, por nuk ia arriti ta ndihmojë që të fitojë pikë

Napoli ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Empolit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Kapiteni i Kosovës që nuk erdhi në tubimin për ndeshjet e nëntorit, ka luajtur sot nga minuta e parë për Napolin.

Madje Rrahmani ishte prej më të dobëtëve në fushë, duke u vlerësuar me notën 6.8 nga Sofa Score.

Në anën tjetër lojtar i ndeshje ishte Etrit Berisha, i cili shkëlqeu me disa pritje dhe u vlerësua me notën 9.1.

Paraqitje pozitive kishte edhe Ardian Ismajli që luajti po ashtu 90 minuta dhe u vlerësuar me notën 7.2.

Berisha dhe Ismajli janë të ftuar nga Shqipëria për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. /Telegrafi/

Exit mobile version