Amir Rrahmani e ka fituar çmimin e lojtarit më të shpejtë në Serie A në kuadër të javës së shtatë.
Skuadra e mbrojtësit shqiptar, Verona e mposhti Sampdorian me rezultat bindës 2-0, derisa në këtë fitore shënoi edhe Marash Kumbulla qysh në minutën e nëntë të takimit.
Në këtë ballafaqim, Rrahmani luajti për më shumë se 90 minuta, gjersa arriti ta fitonte titullin e lojtarit më të shpejtë në ligë.
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës vrapoi me një shpejtësi prej 34.72 kilometër/orë, duke lënë pas vetës emra të njohur si, Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Lautaro Martinez, Dries Mertens, e të tjerë.
Rrhamani tani do të ketë pushim nga ndeshjet me Veronën, pasi do të luajë për ‘Dardanët’, fillimisht më 10 tetor ndaj Gjibraltarit në ndeshjen miqësore, ndërsa katër ditë më pas në kualifikimet për Euro 2020 me Malin e Zi.
Të dy këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/