Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani flet për vitin e tij të parë në Napoli, jetën personale dhe Kosovën

Amir Rrahmani pati një periudhë fillimi të vështirë, por në ndeshjet e fundit është aktivizuar jo pak.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ekskluzivisht për Radio Televizionin Dukagjini, foli rreth vitit të tij të parë te Napoli.

“Jam i kënaqur për hapësirën që më ka dhënë Gattuso. Është gjithmonë e vështirë të përshtatesh me skuadrën e re. Duhet të jesh i gatshëm ta shfrytëzosh mundësinë kurdo që ajo të jepet. Këto katër pesë javët e fundit më është dhënë mundësia dhe po mundohem ta shfrytëzoj”, tha Rrahmani, përcjell Telegrafi.

Për Rrahmanin dhe të gjithë skuadrën, tifozët e zjarrtë napolitan janë mungesa e madhe në këtë edicion. E sidomos kur tash stadiumi mban emrin e legjendës së ndjerë, Diego Armando Maradona.

“Është një ndjenjë e veçantë të luash në stadiumin ku ka luajtur Diego Maradon edhe pse ende nuk e kam përjetuar pasi tifozët ende nuk janë prezentë në stadiume për shkak të pandemisë…Tifozët na kanë munguar shumë edhe për faktin se skuadra si Napoli janë të varur shumë nga tifozët”.

Përveç Napolit, qendërmbrojtësi, foli edhe për ecurinë e Kosovës, dhe mungesën ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

“Kombëtarja e Kosovës është e re por e kemi treguar në fushë se dimë të bëjmë ndeshje të mëdha. Edhe në ta ardhmen do ta tregojmë se do të bëjmë ndeshje të mëdha”.

Rrahmani thotë se e ka pasur të pamundur të udhëtojë për ndeshjen me Maqedoninë  e veriut pasi ashtu ishte vendimi i klubit për atë dhe 14 lojtarë të tjerë.

Kur u pyet se si e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqëroj, Amiri u përgjigj në këtë formë.

“Po kalojmë periudha të vështira. Qyteti është i darë në zona të Kuqe, Gjelbër dhe verdhë dhe jo të gjithë restorantet janë të hapura. Për momentin jetojë në shtëpi me një shokë”.

Kujtojmë se Rrahmani i kushtoi Napolit 14 milionë euro, ndërsa vet futbollisti ka një pagë vjetore rreth 2 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version