Amri Rrahmani e Marash Kumbulla po vlerëson lartë nga mediat italian për progresin që kanë bërë në këtë edicion.
Reprezentuesi i Kosovës në janar arriti marrëveshje me Napolin dhe nga edicioni i ri do të luajë kundër skuadrës aktuale, Veronas.
Në anën tjetër, Marash Kumbulla ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, mirëpo ende nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare.
Me ardhjen e Ivan Juric në krye të skuadrës, reprezentuesi i Shqipërisë dhe Rrahmani filluan të shkëlqejnë, madje duke krijuan njërën ndër mbrojtjet më të mira në Serie A.
Marash Kumbulla
Mbrojtësi shqiptar i ishte bashkuar skuadrës së parë në edicionin e kaluar, duke bërë vetëm dy paraqitje, mirëpo ky edicion ka qenë vendimtar për të, duke u paraqitur në pothuajse të gjitha takimet.
Golin e parë e shënoi më 5 tetor të vitit 2019 në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, derisa do të kishte edhe golin e dytë, por të mos ishte në pozitë jashtë loje kundër Juventusit.
Zonja e Vjetër, Interi dhe Lazio, besohet se janë në garë për Kumbullën që besohet se në këtë verë do të largohet nga Verona.
Amir Rrahmani
Tashmë është bërë e ditur se prishtinasi nuk do të jetë më pjesë e Veronës, pasi në janar arriti marrëveshje zyrtare me Napolin, duke kaluar kështu te një skuadër me rang më të lartë.
Napolitanët do të paguajë Rrahmanit pagë prej 1.8 milionë euro në sezon me një kontratë pesëvjeçare.
Verona e kishte transferuar mbrojtësin shqiptar për dy milionë euro nga Dinamo Zagrebi para dy vitesh, ndërsa skuadra italiane përfitoi nga Napoli 14 milionë euro.
Që nga vitit 2016, mbrojtësi luan për Përfaqësuesen e Kosovës dhe tani ëndërron që të kualifikohet në Kampionatin Evropian që u shtye për vitin 2021. /Telegrafi/