Telegrafi

Amir E. Aharoni në BarCamp Prizren #9

BarCamp Prizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve. Edhe gjatë këtij takimi të përmuajtshëm të komunitetit nuk do të mungojnë prezantimet interesante dhe diskutimet interaktive.

Arian Xhezairi është ueb zhvillues dhe entuziast i teknologjisë me një përvojë të gjerë në fushën e inxhinerisë softuerike dhe atë të menaxhimit të projekteve. Xhezairi është duke specializuar për teknologjitë e ueb-it në Universitetin e Vienës. Përveç aftësive rreth programimit të orientuar në objekte (OOP) dhe strukturë të të dhënave ai është i fokusuar në ngritjen e njohurive rreth emerging web & mobile technologies. Ndër të tjera në BarCamp Prizren #9 Ariani do të flas rreth komunitetit open source (OS), çfarë është OS?, iLajm-in etj. Është themelues i ‘Poenta Labs’ si dhe udhëheqës në ‘Chyrp’.

Elvaris Gjinali është Web-API developer(zhvillues) në kompaninë kosovaro-holandeze ‘Sprigs’. Gjinali afro dy vite punon për këtë kompani e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për platformën iOS (iphone dhe ipad), Andriod dhe ueb aplikacione për kompanitë dhe qeverinë holandeze. Elvarisi gjatë këtij edicioni të BarCamp Prizren do të prezantojë kompaninë ‘Sprigs’, stafin dhe projektet outsourcing.

Amir E. Aharoni ka lindur në Moskë dhe më vonë është zhvendosur në Izrael. Ai flet rusisht, hebraisht, anglisht dhe katalonisht si dhe editon Wikipedian në të gjitha këto gjuhë. Ka diplomë Bachelor në Linguistik dhe gjuhën hebraike të Universitetit Hebrej në Jerusalem. Ai ka filluar editimin në Wikipedia dhe Wikisource si vullnetar në vitin 2004. Përderisa vitet e tij si vullnetarë në Wikipedia ecnin, ai filloi të kontribuonte jo vetëm në artikuj, por gjithashtu në përkthim, lokalizim dhe diskutime të komunitetit, dhe si një programer autodidakt i cili vazhdoi me kontributin e tij në softuerin prapa Wikipedias. Në këtë edicion të BarCamp Prizren Amiri do të flas mbi rëndësinë e Wikipedia-së, pastaj se çfarë në të vërtetë është Wikipedia, komuniteti prapa saj etj.

Për të gjithë ata që vijnë me kohë do të ketë pije falas. Mbështetës medial janë: Telegrafi.com, Digjitale.com dhe GazetaOra.com. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ku veçanërisht në twitter mund të kërkoni më shumë me hashtag #BCPrizren