Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 4-4 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Amiens në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.
Kampionët francez ishin afër të merrnin një fitore të madhe me rikthim të çmendur në ndeshjen ndaj Amiens, e cila prodhoi tetë gola.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sehrou Guirassy (5’, 90+), Gael Kakuta (29’) dhe Fousseni Diabate (40’) për vendasit, ndërsa Anderr Herrera (45’), Nianzou Kouassi (60’, 65’) dhe Mauro Icardi (74’) për PSG-në.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht talenti 17-vjeçar, Kouassi, i cili pas dy golave u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin Keylor Navas që u vlerësua me notë 5.3.
Amiens:
PSG:
/Telegrafi/