Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndaluar një dërgesë shumëmilionëshe të naftës së papërpunuar dhe sekuestruan më shumë se 980 mijë fuçi naftë bruto të kontrabanduar nga Garda Revolucionare e Iranit, në kundërshtim me sanksionet e vendosura ndaj Iranit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë theksoi se janë shkelur sanksionet që ndalojnë shitjen dhe transportin e naftës iraniane.
Ministria kujton se kompania, Suez Ryan u shpall fajtore për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit, që është rasti i parë i një rasti të zgjidhur të shitjes dhe transportit të paligjshëm të naftës iraniane, raporton reuters.
Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump rivendosi të gjitha sanksionet kundër Iranit në vitin 2018, të cilat ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Këto sanksione përcaktojnë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) kontrollon programin bërthamor të Iranit në mënyrë që Teherani të mos zhvillojë një bombë atomike.
Sanksionet ndalojnë eksportin e naftës iraniane dhe ndikojnë negativisht në anijet dhe bankat. /Telegrafi/