Site icon Telegrafi

Amerikanët me ‘qendër spiune’ për mbikëqyrje të internetit

Në Utah të Shteteve të Bashkuara po ndërtohet Qendra për siguri dhe mbikëqyrje të internetit me vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh, raportojnë mediet amerikane.

Në ndërtesën e Qendrës të cilën e quajnë edhe si “qendër spiune” do të duhej të punësoheshin në mes të pesë e dhjetë mijë njerëz. Qendra do të duhej të përfundonte në tetor të 2013-ës. Utah është zgjedhur në mes të 37 lokacioneve për qendrën e re e cila do të jetë projekti më i madh ushtarak të SHBA-ve kohëve të fundit.

Ndërkohë, Robert Gates, ministër amerikan i mbrojtjes ka thënë ditë më parë se në llogari të Pentagonit do të kursejë 78 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Do të duhej të zvogëlohej edhe numri i këmbësorisë ushtarake dhe marinsave. Krejt kjo është pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Barack Obama që të kursehet në buxhetin tepër të madh të ushtrisë i cili është më i madh se 500 miliardë dollarë dhe kështu të zvogëlojë deficitin kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version