Autor: Till Lindemann (kanga “Amerika”, albumi “Reise, Reise” i grupit Rammstein, 2004)
E përktheu prej anglishtes: Agron Shala
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Ku vallëzohet du me prí
Edhe kur rreth vetes silleni ju
Më lé sall nji trohë t’ju kontrolloj
Se qysh duhet ju kallxoj
Nji qark dashnie na e bojmë
Liria prej secilës violinë kumon
Muzika vjen prej Shpisë s’Bardhë
E Miki Mausi para Parisit âsht
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Hapat qi t’dobishëm janë unë i njoh
Prej hapave t’huqun unë ju mbroj
E kush n’fund s’do me vallëzu
Hala s’e di qi duhet me vallëzu
Nji qark dashnie na e bojmë
Drejtimin unë ua mësoj
Babadimri n’Afrikë ka me ardhë
Edhe Miki Mausi para Parisit âsht
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Koka-Kola, mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Guhën e nanës s’jam kah e knoj
Jo, kangë e dashnisë kjo nuk asht
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Koka-Kola, kanihere luftë
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika