Ekipi kombëtar i Amerikës ka mposhtur Ecuadorin me rezultat 2:1, në ndeshjen çerekfinale të Kupa Amerikës.
Jo vetëm në Kampionatin Evropian po zhvillohen ndeshje të forta, pasi konkurrencë po i bënë edhe Kupa Amerika.
Ishte ndeshja çerekfinale në mes të Amerikës dhe Ecuadorit, që dhuroi futboll të mirë, por edhe tensione, pasi që përfundoi me dy kartonë të kuq, me secilën skuadër nga një.
Ishin djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klinsman, që në fund triumfuan me rezultat 2:1, ku golat u shënuan nga Dempsey, në minutën e 22-të dhe Zardes në minutën 65, për t’u ngushtuar epërsia në minutën e 74-të nga Arrayo, por që doli të ishte i pamjaftueshëm.
Me ketë fitore, Amerika bëhet gjysmëfinalisti i parë i kompeticionit, duke pritur kundërshtarin nga ndeshja Argjentinë-Venezuelë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O6BJa-HlC3g