Site icon Telegrafi

Amerika fiton Kupën e Botës në konkurrencën e femrave, mposht në finale Holandën

Amerika v Holanda (Foto: FIFA/Twitter)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar Kupën e Botës në konkurrencën e femrave, pasi e kanë mposhtur Holandën (2-0).

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan, ndërsa në të dytën kombëtarja amerikane shënoi dy herë brenda tetë minutave.

Në minutën e 61-të u akordua penallti për Amerikën, derisa Megan Rapinoe e konvertoi atë në gol.

Golin e dytë për amerikanet e realizoi Rose Lavelle (69’), për ta fituar kështu Kupën e Botës në kategorinë e femrave që u mbajt në Francë.

Amerika për të arritur në finale e eliminoi Anglinë, gjersa Holanda e mposhti Suedinë e Kosovare Asllanit, mirëpo amerikanet u treguan më të suksesshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z4pPNEOoDpI

https://www.youtube.com/watch?v=3dNV8OKPKB4

Exit mobile version