Telegrafi

Almeria thyen rekordin negativ në Spanjë, i afrohet rekordin ‘absolut’

Klubi i La Ligas, Almeria ka thyer një rekord negativ në futbollin spanjoll, pasi ka shkuar plotë 28 ndeshje pa fitore.

Futbollistët e Almerisë kanë pasur avantazh deri në minutën e 81-të të ndeshjes ndaj Sevillas dhe kanë pasur përpara fitoren e parë sezonale.

Por, ata barazuan 2-2 pasi pësuan dy gola në harkun e pesë minutave, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e serisë së pabesueshme. Almeria fitoi pikën me gol në minutën e pestë të shtesës.

Me nëntë barazime dhe 18 humbje para fillimit të kësaj ndeshje, Almeria ishte pronare e një rekordi negativ në Spanjë.

Lexo po ashtu Ekipi i njohur spanjoll është rrugës për të krijuar një rekord famëkeq që nuk është parë më herët në futboll

Domethënë asnjë skuadër më parë dhe këtë sezon nuk kishte luajtur 27 ndeshje në fillim të kampionatit pa fituar të paktën një prej tyre.

Seria e Almerias tani është 28 ndeshje pa fitore dhe nëse mbyll gjithë sezonin pa fitore, atëherë do të jetë një rekord absolut. /Telegrafi/