Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë, Igor Kalabukhov ka thënë se ai nuk sheh asnjë problem në idenë e Milorad Dodik për një Republikë Serbe të pavarur brenda BeH.
Sidoqoftë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar se për këtë duhet të ketë një kusht – që një gjë e tillë të jetë rezultat i dialogut ndërmjet të gjitha palëve në BeH.
Siç vënë në pah mediat serbe, Kalabukhov tha se është çështje e politikanëve, vendimeve demokratike dhe se Rusia do ta mbështesë nëse “realizohet përmes dialogut”.
Ai tha se nuk mund të fliste për legjitimitetin apo jolegjitimitetin e procesit të kthimit të kompetencave nga BeH në Republika Srpska, duke theksuar se ishte çështje e procesit politik dhe autoriteteve në Republika Serbe.
Ndryshe, Milorad Dodik, kreu i SNSD-së dhe një anëtar i Presidencës së BeH-së, ka thënë më 12 tetor se po punonte hapur në projektin e një RS të pavarur brenda BeH-së, përpara seancës së presidencës së partisë së tij në Banja Luka. /Telegrafi/