Site icon Telegrafi

Ambasadori iranian në Siri thotë se përgjigja do të jetë ‘e ashpër’

Ambasadori i Teheranit në Damask ka thënë se përgjigja iraniane ndaj sulmit do të jetë e “ashpër”.

Ai tutje theksoi se nga 5 deri në 7 persona kanë humbur jetën në këtë sulm, transmeton Telegrafi.

Televizioni shtetëror iranian Al-Alam dhe ai arab Al-Maydeen, raportojnë se në sulm janë është vrarë këshilltari ushtarak iranian Ali Reza Zahdi.

Lexo po ashtu Shkatërrohet ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask, vritet një komandant i Gardës Revolucionare

Gjenerali Zahdi më parë ishte pjesë e forcave elitare Quds në Liban dhe Siri deri më 2016.

Ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad i tha gazetarëve pas takimit me ambasadorin iranian, Hossein Akbari, se “disa” persona janë vrarë – pa dhënë informacione të detajuara.

Televizioni shtetëror iranian tha se rezidenca e ambasadorit iranian ishte në ndërtesën konsullore, e cila qëndronte pranë ambasadës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version