Telegrafi

Ambasadori amerikan me mesazh për “Festivalin e Gjelbër” (Video)

Ambasadori amerikan Greg Delwie përmes të një video-mesazhi ka përshëndetur mbajtjen e “Green Festival” (Festivali i Gjelbër) për të dytën herë më radhë në Prishtinë.

“Unë kamë kaluar kohë të mirë në këtë festival vitin e kaluar, dhe ishte shumë mbresëlënëse të shihnim ide të mrekullueshme, risi dhe një punë të madhe e cila i kontribuoi rritjes së ekonomisë në Kosovë. Përgjatë tri ditëve ju do të keni mundësi të vizitoni së bashku 23 kompani inovative, të jeni pjesë e festivalit dhe të punoni në ripërtrirje të energjisë, recikilimin, dhe në efiçiencën e energjisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për këtë vend të bukur, përmes projektit të USAID-it dhe Korporatës së Mijëvjeçarit të Sfidave”, thuhet në mesazhin e Delawie.

Për tri ditë me radhë, 23 kompani të fushave të Energjisë Solare, Energjisë Efiçiente dhe Reciklimit do të prezantojnë produktet e tyre në kuadër të edicionit të dytë të “Festivalit të Gjelbër”, i cili ka për qëllim senzibilizimin e kursimin e energjisë dhe rritjen e efiçiencës. /Telegrafi/