KEDS dhe Elektrosever, së fundmi kanë arritur marrëveshje për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.
Arritjen e kësaj marrëveshje e kanë mirëpritur ambasadorët e huaj të akredituara në Kosovë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruajtur se ky është një lajm i mirë dhe se tani duhet të ketë zbatim pa vonesa.
“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, është shprehur Rohde.
Good news indeed: we now need sustainable implementation without further delays! https://t.co/nem4doEj1b
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2023
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott e ka quajtur si të rëndësishëm arritjen e kësaj marrëveshje.
“Unë e mirëpres këtë progres të rëndësishëm në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë”, ka shkruar ai.
I welcome this important progress in implementing the energy roadmap. https://t.co/SwrTqrIMox
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) December 11, 2023
Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ditë më parë e ka mirëpritur nënshkrimin kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.
Miroslav Lajçak me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë. /Telegrafi/