Site icon Telegrafi

Ambasadorët e akredituar në Kosovë informohen për kulturën dhe traditën e Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur në Gjakovë, ambasadorë të vendeve të ndryshme të botës, të cilët veprojnë në Kosovë.

Gjini ka shkruar në Facebook se bashkë, vizituan objekte kulturore, historike dhe fetare në pjesë të ndryshme të qytetit tonë, përfshirë Çarshinë e Vjetër, duke i informuar ata për kulturën dhe traditën e Gjakovës.

“Gjithashtu, bëmë edhe një ecje, përgjatë shëtitores së lumit Krena. Kjo vizitë u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Faleminderit ambasadorëve për këtë vizitë dhe në veçanti Ambasadorit të Shqipërisë Qemal Minxhozi për angazhimin e tij për këtë organizim”, ka shkruar ai.

Exit mobile version