Telegrafi

Ambasadori britanik, O’Conell: Zakonisht i gëzohem golave të kosovarëve, por këtij të Januzajt më pak    

Foto: Telegrafi/Getty Images

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell ia ka kushtuar një status lojtarit të Belgjikës me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kjo ishte fitorja e tretë në grupet e Kampionatit Botëror dhe erdhi falë një supergoli të shënuar nga shqiptari Januzaj.

Lexo po ashtu Belgjika mposht Anglinë me golin e Januzajt, belgët kalojnë grupin nga vendi i parë

Pas këtij goli, Januzaj u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga votuesit e FIFA-s dhe pati lëvdata për paraqitjen e tij.

Festa e Januzajt pas golit të shënuar (Getty Images)

Megjithatë, ky gol nuk e ka gëzuar edhe ambasadorin britanik në Kosovë, O’Conell.

Ruairi O’Conell duket se është duke e përcjell Botërorin dhe sidomos lojtarët kosovarë që luajnë nëpër kombëtare që marrin pjesë në Rusia 2018.

Lexo po ashtu Januzaj zgjidhet lojtar i ndeshjes ndaj Anglisë nga votuesit e FIFA-s

Por, ky gol i Januzajt nuk e ka gëzuar fare, për dallim nga ata të kaluarit që shënuan për Zvicrën.

“Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët . . . veç sonte më pak”, ka shkruar O’Conell në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/