Site icon Telegrafi

Ambasada e Francës uron Kosovën, falënderon Vokrrin për fjalimin në frëngjisht

Ambasada e Francës n Prishtinë ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA, si anëtarja e 210-të.

Po ashtu kjo ambasadë ka falënderuar edhe Fadil Vokrrin, që Kongresit të FIFA-s iu drejtua në gjuhën frënge.

“Urime Federatës së Futbollit të Kosovës për pranimin e saj në FIFA, që shënon hapjen e një faqeje të re në historinë e futbollit të Kosovës. Një falenderim të madh për kryetarin emblematik, Fadil Vokrri, për gjithë punën e bërë, me ekipin e tij dhe për fjalimin e tij në frëngjisht”, shkruhet në urimin e ambasadës franceze.

Exit mobile version