Telegrafi

Amazon njeh Kosovën

Mediat botërore kanë raportuar shumë për njohjen e Kosovës nga Facebook duke konsideruar se kjo paraqet një moment të ri në diplomaci sepse bota digjitale po merr primat ndaj realiteteve gjeografike.

MPJ e Kosovës tash e 3 vite ka aprovuar strategjinë e diplomacise digjitale që synon njohjen e Kosovës online.
Revista turke Yeni Diplomasi madje ka vlerësuar se strategjia e diplomacisë kosovare në fushën digjitale është e katërta më e mira në tërë botën pas SHBA-ve, Britanisë dhe Izraelit.

Po e njejta revistë vjet ka përzgjedhur zëvendës ministrin Selimi si "koordinatori i vitit" në matjen globale të diplomacisë digjitale.

Ministria e jashtme bashkë me partnerë ka inicuar edhe projektin Digital Kosovo që synon njohjen e Kosovës nga portale të ndryshme. Kjo faqe e krijuar në bashkëpunim me IPKO Fondacionin ka shërbyer si platformë për njohje të Kosovës online. (Telegrafi)