Telegrafi

Amazon: Kindle mund librin tradicional

Administratori i Amazon, deklaron se është i surprizuar nga një sukses kaq i shpejtë i librit elektronik, kur dihet që titujt elektronik shiten nga Amazon prej vetëm 4 vjetësh, ndërsa librat tradicionalë prej 15 vjetësh. “Klientët mesa duket po shikojnë nga epoka e teknologjisë. Ata preferojnë më shumë librat elektronik të Kindle, sesa ato tradicionalë. Nuk mendonim se kjo do të ndodhte kaq shpejt.”, – ka deklaruar Jeff Bezos.

Por, më shumë se një garë mes librit eletronik e atij tradicional, e rëndësishme mbetet fakti se pavarësisht formës, ka lexues. Shpresojmë që ky numër të vijë në rritje. /Telegrafi/