Ish-lojtari i ekipit G2, François “AMANEK” Delaunay, pas më shumë se shtatë muajsh në stolin e G2, raportohet se është në prag të nënshkrimit për një ekip të ri.
Lojtari 28 vjeçar ishte pjesë e ekipit G2 për më shumë se tri vite, ku luajti role të ndryshme për ta ndihmuar ekipin.
Tani si pjesë e ekipit LDLC, AMANEK do të luajë krahë lojtarëve të rinj dhe me potencial nga Franca.
Pas ardhjes së AMANEK ekipi i LDLC tani numëron gjithsej tetë lojtarë, ku dy prej tyre janë në fazën provuese.
Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit LDLC pas ardhjes së AMANEK:
François “AMANEK” Delaunay
Filip “Graviti” Brankovic
Remi “Diviiii” Alexandre
Ryan “Neityu” Aubry
Hugo “Brooxsy” Di Bono
Eythan “unshaark” Solomon
Arthur “Snobling” Benard
Matthieu “Razzmo” Mellot
/Telegrafi/