Amadou Onana ka rikthyer një video virale që e pa atë të korrigjonte një gazetar gjatë Euro 2024.
Mesfushori shkoi në kampin e Belgjikës, ku kombëtarja e tij do të përballet me Izraelin dhe Francën në fillimin e edicionit të fundit të Ligës së Kombeve.
Onana shpreson të ndërtojë një fillim të suksesshëm të sezonit për veten dhe Aston Villa – ekipi i tij i ri pasi u transferua në Midlands nga Everton në një marrëveshje prej 55 milionë eurosh.
Ai deri më tani ka shënuar dy gola këtë sezon nga mesfusha, duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë dy fitore dhe gjashtë pikë nga tri ndeshjet e para të sezonit në Ligën Premier.
Ndërkohë që kombëtaret janë kthyer në aksion për Ligën e Kombeve, Onana ka rikthyer një moment qesharak nga Euro 2024.
Me të mbërritur te Belgjikë këtë javë, Onana ishte i gjithë buzëqeshur teksa u kap duke veshur një fanellë të zezë me fjalët: “Andre nuk është as emri im, shoku!”.
Gjithashtu duke mbajtur një shallo rreth qafës, 23-vjeçari ishte i prirur të tregonte shakanë e tij të re, ndërsa shtypi shkrepi disa foto nga pamja e tij.
Edhe pse ai e sheh anën qesharake tani, ai nuk ishte aq i impresionuar kur momenti viral ndodhi më 17 qershor pas humbjes së ekipit të tij nga Sllovakia në ndeshjen e tyre hapëse të Euro 2024. /Telegrafi/