Manchester United ka shënuar fitore ndaj PAOK me rezultat 2-0 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.
Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që lëshuan pak terren dhe ruajtën portat e paprekura.
Me të filluara pjesa e dytë, Man Utd arriti të shënojë, me Amad Diallo që shënoi për 1-0.
Pas golit hapës, Djajtë e Kuq u liruan në lojë dhe arritën të krijonin raste të mira.
Për të siguruar fitoren u kujdes Amad Diallo që shënoi për 2-0.
Kjo ishte fitorja e parë e Man Utd në Ligën e Evropës këtë sezon, pas tri barazimesh. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore