Site icon Telegrafi

Amad Diallo, heroi i Manchester United përballë Southamptonit – mbylli ndeshjen me het-trik

Manchester United ka triumfuar 3-1 ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e nisën mirë ndeshjen, mirëpo The Saints filluan dalëngadalë të bëjnë lojën e tyre.

Andaj, mysafirët ishin të parët që shënuan golin e epërsisë.

Në minutën e 43-të, Southamptoni u ndihmua nga Manuel Ugarte, që futi topin në rrjetën e tij.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shtrënguan dhëmbët dhe filluan të kishin topin më shumë.

Në minutën e 82-të, Amda Diallo shënoi për 1-1, për ta kthyer në lojë Unitedin.

Diallo ishte heroi i Djajve të Kuq, pasi shënoi edhe të dytin, tani në minutën e 90-të me asistimin e Christian Eriksen.

Amad kompletoi het-trikun e tij në minutën e 90+4-të, kur vulosi fitoren e vendasve për 3-1.

Pas javës së 21-të, Manchester United ka 26 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Brightonin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version